Telegrafi

Morena Taraku thotë se nuk ka ndryshuar, është e njëjta që ka qenë në shkollë fillore dhe të mesme

Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, së fundmi pushtoi mediat me lajmet rreth ndryshimeve të saj drastike në pamje.

Përkatësisht, në fotosesionin e fundit të realizuar me fotografin Norik Uka – imazhe të cilat ajo i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, Taraku po ngjason shumë me Angelina Jolien.

Megjithatë, etiketimi si një person që ka pësuar shumë ndryshime, duket se nuk po i pëlqen aq shumë bukuroshes Taraku, e cila së fundmi ka reaguar përmes një shkrimi në InstaStory.

Lexo po ashtu Dikur dhe tani: Ndryshimi radikal i Morena Tarakut në këto 10 vite

Ajo ka shkruar se personat që e njohin atë që nga vitet e mëhershme, përkatësisht shkolla fillore dhe e mesme, e dinë dhe e kuptojnë se ajo është po e njëjta që ka qenë dikur.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

“Kush do që ka pasur mundësi të me njoh nga afër, e di mirë që unë jam po ajo Morena që kam qenë edhe në shkollën fillore dhe të mesme”, ka shkruar Morena Taraku në InstaStory.

Ndërkohë, e njëjta ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë për fansat këngën e saj më të re, “Missed Call”. /Telegrafi/