Morena Taraku është ndër këngëtaret dhe njëherësh modelet, që komentohet më së shumti në rrjet.
AJo është shumë aktive sa i përket shpërndarjeve të imazheve, të cilat gjithmonë komentohen për të mirë,
Bukuroshja brune kësaj radhe ka vendosur të publikojë një fotografi, e cila vërehet se është realizuar gjatë verës.
Taraku kishte një fustan të bardhe e me pika të zeza, çka e bënte t’i theksoheshin linjat e bujshme trupore.
Flokët kishte zgjedhur t’i kapte lartë kokës, kurse për makijazh kishte shkuar me nuance më të hapura.
Kolegë e fansa të saj patën rastin të komentojnë në postimin e saj, duke përshkruar se sa tërheqëse dukej.
Në anën tjetër “Alexander” mbetet hiti saj i fundit, që rezultoi të jetë i pëlqyer nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/