Këngëtarja dhe njëherësh modelja, Morena Taraku, njihet për stilin e saj luksoz të jetesës.
Bukuroshja brune përmes imazheve të ndryshme nga përditshmëria mban të azhurnuar fansat, të cilët e mbështesin vazhdimisht.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Morena ka ndarë një imazh atraktiv, ku theksonte linjat e përkryera trupore.
Ajo shfaqej me një fustan ngjyrë vjollcë me shkëlqim, kurse veçantia e saj ishte edhe dekolteja e hapur.
Çka mori vëmendje të madhe ishin makinat luksoze mbrapa modeles, që ishin prej llojeve më të ndryshme.
Sa i përket projekteve muzikore, “Bad Girl” është hiti i fundit nga ajo, që erdhi në bashkëpunim me reperin Stresi. /Telegrafi/