Telegrafi

Morena Taraku testohet për COVID-19

Morena Taraku (Foto: Instagram/morenataraku/Tiktok)

Gjatë muajve të fundit, pandemia coronavirus ka qenë temë mjaft e konsumuar në shumë vende të botës.

Përpos masave të marra kundër saj, shumë persona i janë nënshtruar edhe testit, për të parë se a janë infektuar apo jo.

Njëra prej tyre është këngëtarja dhe njëherësh modelja, Morena Taraku, e cila është testuar për COVID-19.

@kingmst

#coronavirus ?

♬ original sound – kingmst

Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Tik Tok, në të cilën ka publikuar videon ndërsa po testohej.

Lexo po ashtu Morena Taraku ndryshon tërësisht dukjen, mezi njihet me flokët bionde

Derisa po i nënshtrohej një testimi të tillë për virusin vdekjeprurës, në fund ajo duket se ka pasur dhimbje, pasi edhe sytë i shihen të mbushur me lot.

Ndonëse e provoi, Morena ende nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme se si ka dalë rezultati i saj. /Telegrafi/