Këngëtarja seksi e skenës sonë Morena Taraku pas suksesit që pati me këngën Aamore, të cilën e solli në bashkëpunim me Aida Docin, është duke punuar për këngë të re.
Ajo për Reload të RTV Dukagjinit ka treguar se kënga është në finalizim.
‘Inat’, titullohet projekti më i ri i këngëtares, i cili pritet të shoqërohet me videoklip.
Ndryshe, këngëtarja ka thënë që ky projekt do të jetë të dielën në duart e publikut.
Morena ka publikuar edhe një fotografi prej klipi të ri në llogarinë personale në Instagram.
Përpos angazhimit në këngën e re, Morena është aktive edhe me koncerte të shumta kudo që ka shqiptar. /Telegrafi/