Site icon Telegrafi

Morena Taraku: Sikur të fliste uji, do të thoshte laj zemrën pastaj duart

Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është mjaft aktive dhe e ndjekur nga një numër i madh njerëzish në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, por nuk mungojnë në të shumtën e rasteve edhe imazhe ngacmuese.

Jo pak herë Taraku ka shfrytëzuar rrjetet sociale edhe për të shprehur zhgënjimin e saj ndaj disa personave dhe fenomeneve të ndryshme në shoqëri.

E duket se një mesazh të koduar ajo la edhe në postimin e fundit në InstaStory, ku thjeshtë shkroi: “Sikur të fliste uji, do thoshte laj zemrën, pastaj duart…”.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

Me këtë, ajo sikur la të kuptohet se masat preventive siç janë larja e duarve, po ua kujton njerëzve të pa pastër shpirtërisht, se të njëjtën gjë do të duhej të bënin edhe me zemrën.

Morena përndryshe shijon jetën e saj luksoze në Stamboll të Turqisë dhe është shpesh e komentuar për jetën që bën. /Telegrafi/

 

Exit mobile version