Telegrafi

Morena Taraku shkëlqen me kostumin rozë në imazhet e fundit nga Dubai

Këngëtarja dhe ish-Missi, Morena Taraku këtë periudhë të vitit po e kalon në pushime.

Bukuroshja nga Peja si destiancion ka zgjedhur Dubain e nga ku nuk ka munguar pozat e ndryshme në llogarinë e saj në Instagram.

Kështu ka vepruar edhe së fundmi teksa Morena u kujdes që të ekspozonte linjat e saj të trupit në një veshje ngjyrë rozë.

Foto: Morena Taraku/Instagram

Kostumi I saj përbëhej nga një bluzë e shkurtër me dekolte të hapur dhe një mini-fund ndërsa e përshtati edhe me doreza dhe aksesor ari.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Morena Taraku

Si çdo herë tjetër, Morena dukej në formë të shkëlqyer teksa nuk munguan as komentet e admiruesve të saj sipër imazheve.

Foto: Morena Taraku/Instagram

Ndërkohë, theksojmë që ndonëse ka shfaqur pasionin e saj për muzikën, Taraku prej kohësh nuk ka publikuar një këngë të re.

Ajo megjithatë mbetet e përkushtuar në biznesit e saj në Stamboll, atje ku jeton dhe vepron prej vitesh. /Telegrafi/