Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku shquhet për format e saj fizike.
Ajo nuk nguron asnjëherë që të ekspozohet në paraqitjet e saj, qoftë televizive, apo përmes fotografive në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi mjaft ‘të nxehtë’ në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaq të pasmet e saj në pishinë.
Të pasmet e saj mund të thuhet lirshëm se janë më seksi në estradë, por i çuditshëm është edhe mbishkrimi që Morena i ka lënë fotografisë.
“Tungjatjeta, unë jam fotografia e desktopit (wallpaper-it) tënd”, shkruan ajo.
Ndryshe, kujtojmë që pak ditë më parë këngëtarja Taraku solli këngën “Shlif”, e cila u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/