Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku, është pa diskutim një ndër personazhet më të përfolur në mediat rozë.
E njëjta është shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat është çdo ditë aktive, dhe ndan me ta imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Jo të rralla janë rastet kur Taraku publikon edhe ndonjë imazh provokues për fansat e saj.
Disa të tilla, ajo i ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj personale në Instagram.
Veshur me pantallona lëkure të zinj dhe xhup të kuq, Morena vendosi të thyejë kornizat e ftohta të dimrit, duke shfaqur reçipetat e saj, dhe duke vënë në pah gjoksin atraktiv.
“Djalli” ka shkruar ajo në mbishkrimin enjë prej fotografive, teksa ka arritur të marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/