Site icon Telegrafi

Morena Taraku sërish në qendër të vëmendjes në të brendshme ‘Gucci’

Foto: Instagram

Këngëtarja dhe modelja nga Peja, Morena Taraku, gjatë këtyre ditëve ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale.

Si një personazh që ndiqet nga mbi një milion ndjekës në Instagram, ajo vazhdon t’i mbajë të azhurnuar me postime të ndryshme.

Biondja kësaj radhe ka pozuar më ndryshe me flokë të gjatë e me një palë xhinse blu, të cilat në këtë imazh i ka të zbërthyera.

Ajo gjithashtu shfaqet me një palë të brendshme rozë që siç tregon janë të markës ‘Gucci’.

“Kyçi juaj është shumë i ftohtë”, ka qenë mbishkrimi i vendosur pranë imazhit tërheqës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Komplimentet ndërkohë nuk munguan nga të famshmit që mban në këtë rrjet të popullarizuar, e po ashtu edhe nga fansat.

Morena këtë vit ka paralajmëruar disa projekte dhe njëri prej tyre pritet të lansohet së shpejti. /Telegrafi/

Exit mobile version