Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku vazhdon të mbetet ndër personazhet më të përfolura.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, Morena ka publikuar në InstaStory një video shumë interesante, ku ka treguar aftësitë e saj në akrobacinë e lëvizjes me shpejtësi të thikës nëpër gishtërinj.
Pa qenë e vetëdijshme për rrezikun që mund t’i shkaktojë vetes, Morena nuk e pati problem që të realizojë këtë video, në të cilën tregon disa lëvizje të guximshme.
Fansat kanë ngelur të habitur, gjersa videoja ka përfunduar në pak sekonda.
Taraku ka qenë shumë aktive gjatë sezonë së verës, ndërsa projekti i saj i fundit mbetet kënga dhe klipi “Shlif”. /Telegrafi/