Telegrafi

Morena Taraku publikon video atraktive nga qëndrimi në Dubai

Foto: Morena Taraku/Instagram

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku, është duke qëndruar këto ditë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Duke qenë aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, Morena shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo udhëtimet që realizon.

Së fundmi, ajo ndau me 1.6 milion ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe nga udhëtimi i saj në Dubai, ku duket se po ia kalon mjaft mirë.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

Më pas ajo rishpërndau një video, në të cilën shfaqej mjaft atraktive e veshur me një fustan plot shkëlqim, teksa endet rrugëve të Dubait.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar bukuroshen ë linjat e saj të trupit.

Morena përndryshe prej vitesh bën një jetë larg Kosovës, që me zhvendosjen e saj në Stamboll të Turqisë. /Telegrafi/

Foto: Morena Taraku/Instagram

 

Foto: Morena Taraku/Instagram