Këngëtarja Morena Taraku ka përgatitur tashmë një projekt të ri muzikor.
“Swag” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike-verore dhe do të publikohet në pak ditë.
Klipi i këngës është xhiruar nga MAX Production, gjersa Taraku ka ndarë me fansat e saj trailerin e video-këngës së saj më të re.
Nga pamjet e para, Morena duket se do të vijë me një paraqitja mjaft atraktive dhe provokuese në klipin e ri, si dhe me ndryshime të shumta në dukje.
Ka kohë që bukuroshja nuk ka sjell për fansat e saj ndonjë këngë të re, dhe duket se tashmë është gati për një rikthim të fuqishëm.
Përndryshe, Morena Taraku tashmë jeton në Turqi – vend ky në të cilin ka zhvendosur të gjitha aktivitetet e saj. /Telegrafi/