Këngëtarja dhe modelja e njohur vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave për paraqitjet e saj të ekspozuara në rrjete sociale.
Ajo është shumë aktive në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke ndarë vazhdimisht me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, këngëtarja dhe modelja ka vendosur që sërish të ndajë me ndjekësit një pozë ngacmuese në InstaStory.
Ajo ka pozuar në ashensor, me pantallonat e zbërthyer, duke vënë edhe njëherë në pah linjat trupore.
Imazhe të tilla nuk janë të rralla në llogarinë e Instagramit të Morenës, pasi në të shumtën e postimeve ajo shfaqet provokuese.
Taraku përndryshe ka bërë të ditur se është në përgatitje e sipër të albumit të saj më të ri. /Telegrafi/