Ajo është ndër personazhet më me zë në estradën shqiptare.
Fjala është për bukuroshen brune, Morena Taraku, e cila përherë mahnit me imazhet nga përditshmëria.
Kështu ka bërë edhe në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, derisa mori vëmendjen e gjithë ndjekësve.
Ajo zgjodhi që përmes pozave të theksojë të pasmet e bujshme, për të cilat komentohet mjaft shumë.
Këngëtarja pati të veshur një bluzë të bardhë, të cilën e kishte kombinuar me një palë xhinse.
Flokët Morena zgjodhi që t’i lidh mbrapa kokës, kurse për makijazh shkoi me nuanca më të errëta.
“Money” ndërkohë është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me reperin Fero. /Telegrafi/