Site icon Telegrafi

Morena Taraku provokon para pasqyrës, vë në pah linjat trupore në veshje sportive

Morena Taraku po vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, duke ekspozuar fizikun e saj tërheqës.

Modelja dhe këngëtarja e njohur edhe sot (11 nëntor) ka nis ditën me disa poza joshëse para pasqyrës, e që në fokus kishte linjat e saj trupore.

Morena pozon në një veshje të ngushtë sportive me ngjyrë të letë vjollce, teksa flokët e gjata i la prapa supeve.

Foto: InstaStory

Ish-Missi dukej tërheqëse dhe në formë të mirë, teksa linjat e saj morën gjithë vëmendjen.

Kujtojmë që Morena është e përkushtuar në maksimum për format e saj të trupore me ushtrime intensive në palestër dhe aktivitet tjera sportive.

Foto: InstaStory

Ndryshe, Morena e cila prej vitesh jetën në Stamboll, së fundi në mediet turke u raportua se është në lidhje me këngëtarin turk, Berdan Mardini.

Lexo po ashtu Mediet turke zbulojnë të dashurin e ri të Morena Tarakut - kush është mashkulli që ia ka rrëmbyer zemrën?

Por, bukuroshja nga Kosova ende nuk i ka komentuar këto raportime, njëjtë ka vepruar edhe këngëtari 43-vjeçar. /Telegrafi/

Foto: Berdan Mardini/Instagram

 

 

Exit mobile version