Site icon Telegrafi

Morena Taraku provokon duke pozuar ‘topless’, ndërsa fsheh gjoksin me një libër

Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është duke u treguar mjaft aktive kohëve të fundit në rrjetet sociale.

Ajo vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa në të shumtën e rasteve publikon edhe imazhe provokuese.

Një gjë të tillë, e ka bërë edhe në fotografitë e fundit që ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Foto: Morena Taraku/Instagram

Ajo ka pozuar kohëve të fundit ‘topless’, duke provokuese kështu ndjekësit e saj me ekspozimin te pjesa e dekoltesë.

Ndërkohë, së fundmi Morena publikoi për fansat edhe një tjetër fotografi provokuese, e cila e shfaqte atë thuajse tërësisht të zhveshur, teksa mbulonte gjoksin e saj vetëm me një libër.

Bëhet fjalë për librin e markës “Chanel’, që rrëfen për jetëgjatësinë e kësaj marke në treg dhe mënyrën se si u themelua ajo.

“Gëzuar ditën e nënave për të gjitha bushtrat e mia”, shkroi Taraku në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa ka pranuar pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit. /Telegrafi/

Exit mobile version