Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku është shumë e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo pëlqehet për dukjen e saj, dhe pozat provokuese të cilat nuk heziton që t’i ndajë me ndjekësit e saj.
Së fundmi, bukuroshja Taraku është shfaqur mjaft elegante e veshur me një fustan rozë dhe të gjatë.
Dekolteja e hapur, e bënte Morenën që të dukej edhe më provokuese, veçmas kur binte në sy tatuazhi poshtë gjoksit të saj.
Taraku është një adhuruese e tatuazheve, dhe ka plot të tilla në trupin e saj.
Tatuazhin e fundit, modelja dhe këngëtarja e njohur e realizoi muajin e kaluar, e që ishte një portret i nënës në krahun e saj të djathtë. /Telegrafi/