Telegrafi

Morena Taraku preferon të pozojë sipër veturave luksoze

Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, gjithnjë e më shumë po rrëmben vëmendjen me postimet e saj në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta luksoze që bën në Turqi – vend ky në të cilin ajo është zhvendosur për të jetuar tash e sa kohë.

Ndër vite, Morena ka treguar se i pëlqen shumë edhe veturat luksoze, dhe se ka ndërruar shumë prej tyre gjatë jetës.

Së fundmi, bukuroshja e njohur duket se po preferon që të realizojë poza atraktive mbi vetura luksoze.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Një gjë të tillë e ka bërë në dy fotografitë e fundit që ka publikuar në rrjetet sociale, teksa është shfaqur duke pozuar mbi veturën më të re të tipit Mercedes.

Ndërkohë, në imazhin e ndarë me ndjekësit të martën, Taraku ka pozuar mbi xhamin e hapur të veturës luksoze, të tipit Rolls Royce.

Këto poza kanë të bëjnë me paralajmërimin e projektit të ri muzikor “Missed Call” që do ta sjell së shpejti, teksa duket të jetë edhe një trend i fotografive i zhvilluar nga ana e saj së fundmi. /Telegrafi/