Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, sërish ka marrë vëmendjen e medieve.
Ajo është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në bregdetin turk, ndërsa këtë gjë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.
Së fundmi, Taraku ka ndarë me ndjekësit disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur mjaft provokuese.
Në fotografinë e fundit, ajo shfaqet në një pishinë, teksa shijon rrezet e diellit.
Nga pamjet, vërehet se këngëtarja ka pozuar ‘topless’, ndërsa ka vënë në fokus të pasmet e saj atraktive.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve kanë komplimentuar për linjat trupore.
Tash e sa vite ajo vazhdon të jetë njëra ndër modelet më të përfolura në estradë, teksa shumicën e vëmendjes e rrëmben falë rrjeteve sociale, në të cilat është e ndjekur nga mijëra fansa. /Telegrafi/