Telegrafi

Morena Taraku pozon përkrah babait të saj: Asgjë tjetër pos sinqeritetit dhe dashurisë

Morena Taraku (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur nga Peja, Morena Taraku, dje (e mërkurë) është rikthyer në rrjetet sociale, ndërsa vazhdon të jetë shumë e komentuar.

Modelja dhe artistja e njohur tashmë është vetëm me babanë e saj, pasi e ëma është ndarë nga jeta qysh kur ajo ishte e vogël.

Përveç një sërë shkrimesh me dedikime që bëri për të atin dje, e njëjta ka hedhur një fotografi përkrah tij në llogarinë zyrtare, Instagram.

“E vetmja kapje e dorës, që nuk kishte kurrë prapavija tjera pos sinqeritetit dhe dashurisë, babai”, ka shkruar zeshkania pranë fotos.

Lexo po ashtu Morena Taraku rikthehet në Instagram: E vërteta flet vet një ditë

Duket se këto shkrime të saj kanë të bëjnë edhe me njerëzit e tjerë, pasi siç është shprehur këngëtarja Taraku, është zhgënjyer prej shumë atyre me të cilët kishte raporte të ngushta.

E njëjta hoqi dorë nga rrjetet sociale javë më parë, meqë ishte e lodhur nga skandalet dhe emri i saj u lakua tejet shumë në mediat rozë.

Morena gjithashtu u përfol për një skandal doganor, që ka të bëjë me një veturë të tipit “Bentley” që e ka sjell nga Gjermania në Kosovë, e cila tashmë është sekuestruar nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/