Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku njihet për pozat e saj atraktive.
Shpesh ajo ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria, duke rrëmbyer vëmendjen e tyre me paraqitjet provokuese.
Së fundmi, ajo ka pozuar me një kostum të zi dhe transparent, ndërsa ka vënë në pah tërë figurën e saj trupore.
Parukja e gjelbër në kokë dhe veshja tejet e ngushtë, ishin një tjetër detaj që rrëmbyen vëmendjen e fansave.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e fnsave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar bukuroshen për linjat e saj.
Përndryshe, tash e sa kohë ajo është zhvendosur në Stamboll të Turqisë për të jetuar, dhe po zhvillon të gjitha aktivitetet e saj atje. /Telegrafi/