Telegrafi

Morena Taraku pozon joshëse nga shtrati

Morena Taraku (Foto: Instagram)

Vazhdon të cilësohet si njëra prej modeleve e artisteve më të pëlqyera në treg.

Bëhet fjalë për Morena Tarakun, bukuroshen nga Peja e cila rrëmben vëmendje të madhe me secilin postim të sajin.

Dhe këtë herë ajo ka mahnitur me një pozë të publikuar së fundmi në Instagram, në të cilën shfaqet atraktive nga shtrati.

 

E veshur me një fustan transparent e pamje natyrale, këngëtarja e “Bad Girl” duket në formë të mahnitshme.

Të shumta kanë qenë komplimentet krahas postimit, gjersa imazhi për pak minuta është pëlqyer në më shumë se dhjetë mijë herë.

Morena pak ditë më parë solli këngën e re “Bad Girl”, në bashkëpunim me reperin Stresi.

Gjatë një interviste, ajo theksoi se ka realizuar gjithsej 10 këngë gjatë kohës kur ishim të izoluar shkaku i pandemisë së COVID-19. /Telegrafi/