Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetin social Instagram, përmes së cilit shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, Taraku ka publikuar një fotografi mjaft provokuese, ku shfaqet në bikini, ndërsa vë në pah të pasmet atraktive.
Në mbishkrimin e fotografisë, modelja me prejardhje nga Peja e ka bërë të ditur arsyen pse është paraqitur në këtë formë.
“Shumë seksi për të”, kanë qenë fjalët e Morenës në mbishkrimin e kësaj fotografie.
E njëjta tash e sa vite është shpërngulur në Stamboll të Turqisë, për të jetuar dhe zhvilluar karrierën e saj atje. /Telegrafi/