Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, është një nga ato personazhe që gjithmonë rrëmben vëmendje në rrjetet sociale.
Plot 812 mijë është numri i personave që e ndjekin atë vetëm në rrjetin social Instagram, në të cilin është çdo ditë aktive.
Jo të pakta janë rastet kur Taraku ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria, por edhe nga ato provokueset.
Së fundmi, ajo ka hedhur në Instagram një fotografi, ku shfaqet mjaft provokuese, teksa pozon pranë bredhit të vitit të ri.
E veshur me një këmishë të shkurtër të bardhë, ajo vuri në pah gjoksin atraktiv, ndërsa theksoi linjat e saj.
Për momentin ajo ndodhet në Cyrih të Zvicrës, për të shijuar disa ditë të mira për festat e fundvitit.
Ndërkohë, Taraku ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë për fansat një projekt të ri muzikor, në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun. /Telegrafi/