Modelja dhe kënëgtarja shqiptare, Morena Taraku, është një nga yjet më të ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo vetëm në Instagram numëron 1.1 milion ndjekës, ndërsa sjell imazhe e video të ndryshme duke mos munguar as me poza provokuese.
Disa të tilla i kanë ndarë gjatë ditës së sotme (e enjte) duke u shfaqur atraktive para pasqyrës.
Ajo shfaqet e veshur në një fustan dy pjesësh ngjyrë ulliri dhe me pika të bardhë, teksa ka sjell një stil të ri flokësh me balluke.
“Po ndihem e lezetshme, ndoshta do t’i fshijë më vonë”, ka shkruar ajo.
Komplimentet ndërkaq nuk munguan në pjesën e komenteve, meqenëse komentohet tejet shumë edhe për pamjen e jashtme.
Morena këto ditë është rikthyer në Kosovë, pasi prej vitesh jeton dhe vepron në Turqi. /Telegrafi/