Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për Morena Tarakun, e cila vetëm në Instagram numëron mbi një milion ndjekës, ndërsa postimet janë të shpeshta rreth karrierës e jetës personale duke mos munguar as pozat provokuese.
E tillë shfaqet edhe në këto të fundit, në të cilat ka vënë në pah linjat atraktive trupore.
Artistja nga Peja shfaqet e veshur në rozë duke pozuar nga oborri i shtëpisë luksoze në Turqi.
Akoma pa u bërë një orë, postimi i 27 vjeçares ka kauar shifrën e 15 mijë pëlqimeve.
Morena ndërkaq po shijon jetën e vetme në shtetin turk dhe prej kohësh ka deklaruar se është beqare. /Telegrafi/