Telegrafi

Morena Taraku përfundon në spital (Foto)

Modelja dhe këngëtarja e njohur Morena Taraku është mjaft e angazhuar së fundmi në karrierën e saj.

Vetëm pak ditë më parë ajo publikoi projektin e ri “inati”, gjersa është vazhdimisht e pranishme për të performuar edhe në koncerte të ndryshme.

Një pjesë mjaft të mirë të kohës i merr edhe puna në butikun e saj “Morena Taraku Fashion”, në të cilin sjell veshjet më të reja dhe trendy.

Lexo po ashtu Ngjashmëria e pabesueshme e bukurosheve shqiptare me personazhet e Disneyt

E duket se gjithë ky angazhim po i sjell asaj lodhje të tepërt, dhe me raste ndodh që të rrezikojë shëndetin, duke përfunduar kështu edhe në spital.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në SnapChat, ku shfaqet e shtrirë në dyshekun e spitalit, teksa merr një infuzion për tu forcuar paksa.

Përmes komenteve të ndryshe, fansat i kanë uruar shërim sa më të shpejtë bukuroshes Taraku. /Telegrafi/

Morena duke marrë infuzion në spital, shkas i gjendjes jo të mirë shëndetësore. Foto nga SnapChat.