Telegrafi

Morena Taraku me paraqitje provokuese në koncertin në Turqi

Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, ka tash e sa kohë që është shpërngulur në Turqi.

Ajo ka zhvendosur të gjitha aktivitetet e saj muzikore atje, ndërsa edhe projektet që tashmë publikon, në shumicën e rasteve janë në gjuhën angleze, kjo me qëllim për të arritur audiencën edhe jashtë.

Së fundmi, Taraku ka mbajtur një koncert në Stamboll, ku ka performuar para mijëra fansave atje.

Disa fotografi nga ky koncert, ajo i ka ndarë me fansat e saj në rrjetin social Instagram, duke treguar atmosferën që ka mbizotëruar gjatë paraqitjes së saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

E veshur me një kostum të zi, transparent dhe të zbukuruar me gurë, Morena është dukur mjaft provokuese dhe tërheqëse.

E përfolur për jetën private, ajo së fundmi reagoi ndaj disa shkrimeve rreth saj, duke treguar se me reperin Jalal Oba, ka vetëm miqësi të mirë dhe asgjë më shumë. /Telegrafi/