Këngëtarja e njohur Morena Taraku duket se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.
Artistja, e cila këtë vit ka qenë më aktive në muzikë, njoftoi fansat së fundmi se do të sjellë edhe një tjetër këngë deri në fund të vitit.
Ajo ka bërë një postim në Instagram dhe ka pyetur fansat nëse janë gati për një projekt të radhës të artistes 26 vjeçares.
“A jeni gati për këngën e re?”, ka shkruar ajo.
Reagimet ishin të menjëhershme, fansat e së cilës mezi po presin për prurjen e radhës të Tarakut.
Morena në anën tjetër mori komplimente edhe për dukjen tërheqëse, ku vuri më në pah fizikun e tonifikuar.
“Alexander” mbetet kënga e fundit e publikuar nga Morena, e cila ka kaluar shifrën e 300 mijë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/