Këngëtarja dhe njëherësh modelja, Morena Taraku, së fundmi është tejet aktive në prurjet muzikore.
Ajo përmes rrjeteve sociale po mban të azhurnuar 1.1 milion ndjekësit e saj, të cilët e përkrahin vazhdimisht.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka paralajmëruar këngën më të re.
“Alexander” mban titullin projekti i radhës, që do të lansohet të enjten në ora 20:00.
Morena pati rastin të ndajë edhe disa xhirime të klipit, ku shihet me veshje ekstravagante e makina luksoze.
Derisa po bëhet gati për hitin e radhës, “Bad Girl” është kënga e fundit që erdhi në bashkëpunim me Stresin. /Telegrafi/