Këngëtarja e njohur, Morena Taraku, së shpejti do të lansojë këngën e re në bashkëpunim me reperin Stresi.
Një gjë të tillë ajo e ka bërë të ditur përmes një interviste në Revista Story, ku kishte folur më gjerë rreth projekteve të saj.
“Për momentin e kam vetëm një duet që kisha dashur ta bëj publik, është me Stresin, me vëllanë tim nga Tirana”, ka thënë ajo gjatë intervistës.
Të njëjtën frazë rep-artisti nga Tirana e ka publikuar në rrjetin social Instagram, ku i është referuar asaj si motër.
“Kush ka motër botën ka, do të jetë hit i verës”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e videos.
Sidoqoftë, nuk është hera e parë që dyshja do të sjellin një duet, pasi në vitin 2015 ata publikuan këngën “Ki me bo”, e cila rezultoi të jetë mjaft e pëlqyer nga fansat e tyre. /Telegrafi/