Modelja dhe këngëtarja Morena Taraku shumë shpejt pritet që të sjell një projekt të ri muzikor për muajt e nxehtë.
Vetëm pak javë më parë ajo ishte në pushime në Maldive, ndërsa tani është rikthyer në Kosovë për të vazhduar punën me projektet e reja.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat publikon thuajse çdo ditë fotografi nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, në të cilën shfaqet mjaft provokuese, veçmas te pjesa e gjoksit, në të cilën Taraku nuk kursehet asnjëherë, dhe vazhdon ta ekspozojë.
Në paraqitjet e aj Morena vjen gjithmonë seksi, ndërsa ua ka vërtetuar të gjithëve se trupi i saj është një nga më të mirët në estradë. /Telegrafi/