Këngëtarja dhe njëherësh modelja, Morena Taraku, njihet për jetën luksoze që bën.
Ajo shpesh shihet në udhëtime të shumta, nga ku edhe realizon imazhe të mrekullueshme.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka shpërndarë një fotografi jo shumë të zakonshme.
Bukuroshja brune nuk zgjodhi të ekspozohet kësaj radhe, por dëshiroi të marrë vëmendje me veshjen plot stil.
Në këtë paraqitje u vërejt se ende i ka balluket, pasi që eksperimentet me flokët e saj nuk kanë të ndalur.
Qëndrimi i saj në Turqi po e bën edhe më të lehtë si duket realizimin e fotografive, të cilat po ‘tërbojnë’ rrjetin.
“Money” në anën tjetër është hiti saj i fundit, qe erdhi në bashkëpunim me reperin Fero. /Telegrafi/