Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, po vazhdon të qëndrojë e izoluar në shtëpinë e saj luksoze në Stamboll të Turqisë.
Gjersa po qëndron në karantinë, 27-vjeçarja po e shfrytëzon rastin që jetë pranë fansave përmes rrjeteve sociale.
Ajo duket të jetë më e obsesionuar me aplikacionin më të ri në trend, TikTok, i cili tashmë është kthyer ndër rrjetet sociale më të përdorura të mometit.
Morena këtë herë realizoi një video, ku shfaqej në oborrin e shtëpisë së saj luksoze, teksa bënte ‘twerk’ dhe akrobaci të ndryshme.
Më pas ajo hidhet në pishinë me gjithë rroba, ndërsa përfundon videon e saj në TikTok.
Modelja dhe këngëtarja Taraku shquhet si një prej femrave më atraktive të estradës, ecila komentohet shumë për stilin e saj të jetesës. /Telegrafi/