Site icon Telegrafi

Morena Taraku niset për në Shqipëri për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmetet

Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, e cila tash e sa kohë jeton dhe vepron në Turqi, ka bërë së fundmi të ditur se është duke u nisur drejt shtetit shqiptar.

Ajo do të vijë në Shqipëri për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmetet e fundit që goditën Shqipërinë, ku si pasojë pati viktima të shumta, njerëz të lënduar por edhe dëme materiale.

Bukuroshja Taraku bëri të ditur se është duke ardhur, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shihej duke pritur në aeroport.

Teksa priste në Aeroportin e Stambollit, ajo nuk ka hezituar të bëjë një “selfie”, teksa në mbishkrimin e saj ka treguar se për pak do të mbërrijë në Tiranë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Do takohemi atje”, ka shkruar Taraku në përshkrimin e fotografisë, duke e shoqëruar me një emoji të flamurit kombëtar.

Morena përndryshe ka shprehur gatishmërinë e saj për të ndihmuar që në ditët e para të tërmetit, ku fillimisht dhuroi një donacion prej 1000 eurosh, dhe më pas dërgoi ndihma materiale nga Turqia.

Mesa duket këtë herë, bukuroshja ka vendosur që të vijë dhe të përjetojë nga afër vuajtjet e të prekurve nga tërmetet, duke gëzuar dikë sado pak me vizitën e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version