Morena Taraku arrin që të jetë në qendër të vëmendjes me postimet provokuese që bën në rrjetet sociale.
Duke qëndruar larg angazhimeve profesionale, Morena po kalon kohën në shtëpinë e saj në Stamboll e fokusuar në mirëmbajtjen e linjave përmes ushtrimeve intensive në palestër, e për të cilat tregon në postimet e shumta në Instagram
Dhe dita e shtunë (6 nëntor) nisi me një imazhe në të cilin modelja dhe këngëtarja e njohur vuri në fokus format joshëse të trupit.
Në një pozë atraktive para pasqyrës, 28-vjeçarja shihet e veshur në një kostum dypjesësh, bluzë të shkurtër që ia theksonte gjoksin dhe belin, kombinuar me një mini-fund me të njëjtin model.
Morena përshtati dukjen me taka të larta dhe një çantë të vogël dore, ndërsa dukej në formë mjaft të mirë dhe tërheqëse.
Ndryshe, kohë më parë reperi Stresi ka paralajmëruar se do të sjell një tjetër bashkëpunim muzikor me Morenën, por dyshja nuk kanë dhënë më shumë detaje. /Telegrafi/