Morena Taraku po vazhdon të jetë personazh mjaft i përfolur në faqet rozë për paraqitjet e saj provokuese.
Dhe duke qenë se numëron një milion ndjekës në Instagram, artistja e modelja shqiptare ndan imazhe dhe video të ndryshme duke mos munguar as ato nga përditshmëria e saj.
Ajo tanimë ka filluar pushimet e para të verës dhe me këtë rast në koleksionin e fotografive të saj nuk kanë munguar as ato me bikini.
Një të tillë e publikoi edhe ditën e sotme, në të cilën shfaqet në top formë e dekoruar deri në detaje.
Pamjen gjithashtu e ka kompletuar me një kapelë në kokë e po ashtu edhe me syze dhe byzylykë në dorë.
Me t’u publikuar, imazhi ka arritur të grumbullojë mbi 18 mijë pëlqime e komente nga më të ndryshmet.
Morena po vazhdon jetën e saj luksoze në Turqi, atje ku tashmë ka zhvendosur edhe të gjitha aktivitetet e saja muzikore. /Telegrafi/