Këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është e njohur për postimet e saj me përmbajtje provokuese në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe të reja, ku shfaqej mjaft provokuese në disa poza të realizuara në shtrat.
E veshur me bikini të shoqëruar me geta transparente, bukuroshja zeshkanu vir mjaft mirë në pah linjat e saj trupore.
Ajo gjithashtu vuri në pah tatuazhet e shumta përgjatë trupit, kryesisht në duar dhe te pjesa e barkut.
Këto fotografi janë shoqëruar me pëlqime dhe komente të shumta nga fansat, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për vijën e saj të trupit.
Morena përndryshe gjatë këtyre ditëve është kthyer në Kosovë, duke u takuar me familjarët e saj në Prishtinë.
Prej vitesh ajo është zhvendosur në Stamboll të Turqisë, ku ka zhvendosur të gjitha aktivitetet e saj atje. /Telegrafi/