Site icon Telegrafi

Morena Taraku: Nëse do e ktheja kohën s’do bëhesha kurrë person publik, sepse njerëzit flasin dhe nuk mund ta dinë të vërtetën

Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja, Morena Taraku, është shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo numëron mbi një milionë ndjekës në rrjetin social Instagram, ku ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Morena së fundmi u ka dhënë fansave të saj mundësinë që t’i parashtrojnë nga një pyetje në InstaStory, ku më pas ajo do t’iu përgjigjej.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Mes shumë pyetjeve, ajo u përgjigj në pyetjen se “për çfarë është penduar në këtë jetë”.

“Duke u dhënë nga vetja copa zemre për njerëz të gabuar”, ishte përgjigja e modeles dhe këngëtares, e cila tregoi për pendimin për besimin që ka treguar ndaj disa personave.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

Një pyetje tjetër shumë interesante ishte ajo e një fansi, që i shkruante se “çfarë do të bënte po të kishte mundësi të kthente kohën pas”?

Dhe Taraku befasoi me përgjigjen duke thënë se po t’i jepej kjo mundësi, nuk do të donte kurrë që bëhej një figurë publike.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

“S’do bëhesha kurrë person publik…Sepse njerëzit flasin shumë, e kurrë nuk mund ta dinë të vërtetën”, ka shkruar Morena në përgjigjen e saj.

Mesa duket presion mediatik dhe ai i fjalëve të thëna nga njerëzit e kanë bërë modelen dhe këngëtaren që të mos dëshirojë të ketë famën mbi supe. /Telegrafi/

Exit mobile version