Site icon Telegrafi

Morena Taraku: Ne mendojmë tepër shumë dhe ndjejmë tepër pak, jo çdo gjë do të kemi përjetë

Foto: Morena taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, po qëndron e vetë-izoluar në shtëpinë e saj në Stamboll të Turqisë.

Ajo këto ditë ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, Morena tregoi anën e saj emocionale duke ndarë me ndjekësit disa shkrime, të cilat tregojnë sipas saj atë që njerëzit ndjejnë ditëve të sotme.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

“Nuk do të gjesh asnjëherë ylberin nëse sheh poshtë…Ne mendojmë tepër shumë dhe ndjejmë tepër pak”, ka shkruar modelja.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Tutje, në një postim të radhës, Taraku vazhdon të thotë se gjërat materiale mbeten në këtë botë dhe e vetmja që zgjatë përjetësisht është dashuria ndaj njerëzve.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

“Jo çdo gjë do kemi përjetë…Njerëzit do ikin, koha do ikë dhe bota do ndryshojë kohë pas kohe…Duaji të afërmit dhe njerëzit që Zoti ka sjellur në jetën, sepse një ditë do jetosh me fjalën dikur…Bëje tani”, ka shkruar Morena në InstaStory.

Modelja dhe këngëtarja përndryshe ndiqet nga mbi një million fansa në këtë rrjet social dhe komentohet shpesh për paraqitjet e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version