Këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.
Artistja, e cila që një kohë është zhvendosur në Turqi, ka njoftuar fansat se në fillim të muajit nëntor publikon këngën e re.
Kjo është bërë e ditur përmes rrjeteve sociale, duke zbuluar se kënga mban titullin “Alexander”.

Sipas një postimi të ndarë në InstaStory nga reperi Stresi në përkrahje të bukuroshes nga Peja, thuhet se projekti lansohet më 5 nëntor në ora 20:00.
Megjithatë, deri më tani nuk është publikuar asnjë sekuencë dhe fragment i shkurtër i këtij klipi.
Pavarësisht kësaj, presim të shohim se çfarë do na sjellë dhe çfarë ka përgatitur artistja 26 vjeçare.
“Bad Girl” ndryshe mbetet kënga e fundit e lansuar nga Taraku në bashkëpunim me Stresin, e cila në YouTube ka marrë afro dy milionë klikime. /Telegrafi/