Telegrafi

Morena Taraku ndryshon tërësisht, i prezanton fansat me dukjen e saj të re

Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, vazhdon të jetë e komentuar për jetën e saj private.

E ndjekur nga mbi një milion fansa në rrjetin social Instagram, Morena shquhet si një prej personazheve shqiptarë me më së shumti ndikim në këtë rrjet sociale.

Ajo publikon thuajse çdo ditë fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme, ku nuk heziton t’i njoftojë fansat me dukjen e saj në ditët e zakonshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Së fundmi, në një fotografi të ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, Taraku i ka prezantuar fansat me dukje ne saj të re.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

Ajo i ka shkurtuar flokët e saj dhe i ka bërë ato bionde, duke marrë kështu një pamje ndryshe nga ajo e zakonshmja.

Komplimentet për dukjen e saj të re nuk kanë munguar, ndërsa duket më e freskët dhe tërheqëse në ‘selfie’-n e fundit që ndau me fansat. /Telegrafi/