Ajo tashmë njihet për paraqitjet e saj atraktive të cilat komentohen në masë të madhe në rrjetet sociale.
Fjala është për këngëtaren dhe modelen shqiptare, Morena Taraku, e cila thuajse çdo ditë publikon fotografi e video të ndryshme duke mos munguar as me poza provokuese.
Një të tillë e ka hedhur në Instagram edhe gjatë ditës së sotme (e martë), në të cilën shfaqet e shtrirë në një palë bikini unike.
Bukuroshja, që mori vëmendje të madhe me dukjen atraktive, vetëm në këtë imazh për pak kohë grumbulloi pëlqime e komente të shumta.
Me këtë Morena vazhdon të dëshmojë se është akoma njëra nga femrat më tërheqëse të estradës shqiptare.
Ajo ndërkohë po vazhdon të shijojë jetën në Turqi, ku prej disa vitesh ka zhvendosur të gjitha aktivitetet e saj.
Taraku po ashtu ka filluar punën edhe për këngën e re, e cila pritet të prezantohet para publikut ditëve në vijim. /Telegrafi/