Ka tash e sa kohë që këngëtarja dhe modelja e njohur nga Peja, Morena Taraku, i ka zhvendosur të gjitha aktivitetet e saja në Turqi.
Pavarësisht se është larg fansave në trojet shqiptare, ajo vazhdon t’i mbajë aktiv me postime të ndryshme, duke mos munguar as pozat provokuese në koleksionin e imazheve të saj.
Një të tillë e ka ndarë së fundmi në rrjetin social, Instagram, aty ku numëron hiç më pak se 984 mijë ndjekës.
Imazhi në fjalë e shfaq Morenën tejet tërheqëse, derisa ka vënë në pah linjat trupore me pozën nga shtrati.
E njëjta mori një sërë komentesh pozitive nga fansat dhe kolegët, duke e përgëzuar për fizikun e saj joshës.
Këngëtarja Taraku qëndroi disa ditë në Shqipëri për t’iu dalë në ndihmë të mbijetuarve nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ajo po ashtu premtoi se do ia ndërtojë shtëpinë një familjeje të prekur nga tërmeti që la të vdekur mbi 50 persona, qindra të lenduar e dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/