Site icon Telegrafi

Morena Taraku merr vëmendje në fotografitë me fustan me print tigri

Ajo është gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe momentalisht është njëra nga artistet më të pëlqyera shqiptare.

Bëhet fjalë për këngëtaren e modelen nga Peja, Morena Taraku, e cila prej shumë vitesh është zhvendosur në Turqi.

Artistja njëherësh është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, teksa publikon imazhe e video të ndryshme nga përditshmëria.

Morena Taraku (Foto: Instagram)

Ajo kësaj radhe u shfaq në formë të mrekullueshme në një fustan të gjatë me printim tigri.

Bukuroshja ka vënë në fokus linjat e bujshme trupore dhe për këtë mori reagime të shumta e nga më të ndryshmet.

Morena Taraku (Foto: Instagram)

Videoja ndërkaq për pak minuta në Instagram grumbulloi mbi gjashtë mijë pëlqime.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Morena Taraku

Morena këtë kohë ka qenë më pasive në muzikë, derisa është fokusuar në një biznes tjetër që ka të bëjë me estetikë. /Telegrafi/

Exit mobile version