Telegrafi

Morena Taraku merr poza provokuese në shtrat bashkë me qenin e saj

Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, është vazhdimisht në fokus të mediave për paraqitjet e saj.

Së fundmi, ajo publikoi një video të re në rrjetin social Instagram, të realizuar gjatë prapaskenave të një seti të ri fotografik.

Ajo është shfaqur mjaft provokuese në bikini ngjyrë neoni, ndërsa ka pozuar në shtrat bashkë me qenin e saj.

Bukuroshja ka vënë në pah linjat e tonifikuara të trupit, ashtu siç nuk heziton të bëjë në shumë prej paraqitjeve të saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Pëlqimet dhe komentet nga ndjekësit e këngëtares dhe modeles nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për fizikun e saj.

Morena ndërkohë po vazhdon të shijojë suksesin e projektit muzikor më të fundit, “Bad girl” me Stresin. /Telegrafi/