Site icon Telegrafi

Morena Taraku mashkullit të jetës: Gjithçka që më duhet je ti (Foto)

Morena Taraku është një ndër personazhet më mediatikë në showbizin shqiptarë.

Këngëtarja dhe modelja e njohur ka me mijëra fansat, të cilët e ndjekin hap pas hapi bukuroshen në imazhet që publikon në rrjetet sociale.

Morena ka treguar shpesh herë në intervista, se ruan një lidhje shumë të veçantë me babain e saj, kjo ngase e ka humbur shumë e re nënën.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “1 kafe me Labin” bashkë me babanë, aktorin e njohur Selami Taraku, ku kanë rrëfyer të rejat nga jeta dhe karriera e tyre.

Lexo po ashtu Morena Taraku provokon sërish me gjoksin (Foto)

Ndërkohë, Morena ka publikuar një fotografi në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës shkruan: “Gjithçka që më duhet je ti”.

Përndryshe ajo e ka cituar në shumë intervista, se babai për të është mashkulli i jetës. /Telegrafi/

Morena dhe babai i saj Selami Taraku. Foto nga InstaStory.
Exit mobile version