Këngëtarja Morena Taraku e ka humbur shumë e re nënën e saj, kështu më pas ajo dhe vëllezërit morën kujdesin maksimal nga babai i tyre.
Morena ka treguar në disa intervista se ka qenë shumë e lidhur me të ëmën, dhe se humbja e saj për të do të mbetet momenti më i keq i jetës.
Së fundmi, ajo është bërë nostalgjike duke ndarë me ndjekësit e saj një fotografi në rrjetin social Instagram, ku tregon se si dukej nëna e saj kur ishte e re.
“Nëna ime e bukur”, shkruante Taraku në mbishkrimin e fotografisë.
Kujtojmë që vitin e kaluar, ajo i ka kushtuar edhe një këngë nënës së saj, tekstin e së cilës e kishte shkruar vetë dhe e kishte emëruar me emrin “Lule”, shkurtesën e emrit të mamasë së saj Luljeta. /Telegrafi/