Telegrafi

Morena Taraku kthehet në Shqipëri për të filluar xhirimet e klipit, prezanton një nga dukjet atraktive

Morena Taraku (Foto; Instagram)

Këngëtarja e njohur nga Peja, Morena Taraku, tash e disa ditë është duke qëndruar në Shqipëri.

Kjo pasi ka nisur punën për projektin e ri dhe tashmë filloi edhe me xhirime të videoklipit.

Së fundmi, njëra nga sallonet e ondulimit ka ndarë një imazh të artistes shqiptare, në të cilën prezantoi një nga dukjet e 26 vjeçares në klip.

Morena Taraku (Foto; Instagram)

Këngëtarja shfaqet e mrekullueshme me stilin e ri të flokëve, gjersa balluket e bëjnë të duket edhe më atraktive.

Lexo po ashtu Morena Taraku dhe Stresi së shpejti lansojnë këngën e tyre

Ajo njëherësh vjen joshëse në bikini të zeza, derisa linjat trupore i ka theksuar në masë të madhe.

Një fotografi të tillë e ka ndarë edhe në Instagramin e saj, duke bërë kështu të pëlqehet me këtë stil mjaft shumë edhe nga miqtë dhe ndjekësit e saj.

Theksojmë që zeshkania këtë herë ka bashkuar forcat me reperin Stresi dhe projekti i tyre pritet të lansohet së shpejti. /Telegrafi/